NJU JORK – Shkolla e Mjekësisë pa pagesë pas donacionit prej 1 miliard dollarësh

by admin
Spread the love

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/- Studentët në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein” shpërthyen në brohoritje dhe lot ndërsa Dr. Ruth Gottesman, një ish-profesoreshë, njoftoi se shkolla do të ishte pa pagesë, pasi ajo kishte vendosur të bënte një donacion me vlerë 1 miliard dollarë, sipas BBC.

Kolegji ndodhet në Bronks, bashkia më e varfër e qytetit të Nju Jorkut.

Tarifa e shkollës kushton gati 59,000 dollarë (46 500 paund) në vit, dhe dhurata e Dr. Gottesman është donacioni më i madh i dhënë ndonjëherë në një shkollë mjekësie në SHBA.

Dr. Gottesman, tani 93 vjeç, filloi të punojë në shkollë në vitin 1968. Ajo studioi për Aftësitë e Kufizuara Intelektuale dhe Zhvillimore (IDD), drejtoi programe dhe zhvilloi protokollet e shqyrtimit dhe vlerësimit të përdorur gjerësisht.

Dr, Gottesman tha në një deklaratë se mjekët që trajnohen në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein” vazhdojnë të sigurojnë kujdesin më të mirë shëndetësor për komunitetet në Bronks dhe në të gjithë botën.

“Unë i jam shumë mirënjohëse bashkëshortit tim të ndjerë, Sandy, që më la këto fonde në kujdesin tim dhe ndihem e bekuar që më jepet privilegji i madh për ta bërë këtë dhuratë për një kauzë kaq të denjë”, shtoi ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like