NJU JORK – OKB: Koreja e Veriut ka rritur ndjeshëm tregtinë me Rusinë

by admin
Spread the love

NJU JORK, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut, e cila është kryesisht e izoluar globalisht, vitin e kaluar importoi shumë më tepër mallra dhe zgjeroi tregtinë e saj me partneren e re, Rusinë.

”Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë i regjistruar në vitin 2023 e tejkaloi atë të vitit 2022, i shoqëruar me rishfaqjen e një larmie të madhe blerjesh nga klientët e huaj, disa prej të cilave mund të klasifikohen si artikuj luksi”, sipas ekspertëve të OKB-së.

Megjithatë, importi i mallrave të tilla luksoze është i ndaluar në vendin autoritar. Koreja e Veriut është izoluar kryesisht në vazhdën e pandemisë së koronavirusit dhe tregtia është ndalur pothuajse plotësisht.

”Importet u rritën në 1,4 miliardë dollarë deri në shtator 2023, krahasuar me vetëm 911 milionë dollarë për të gjithë vitin 2022”, thuhet në raport.

Sipas raportit, partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut deri tani është Kina.

Deri në vjeshtë, tregtia me Moskën ishte rritur gjithashtu në një vëllim prej 28 milionë dollarësh, duke përjashtuar mallrat e sanksionuara.

Këtu përfshihen edhe dërgesat e armëve në Rusi, të cilat përmenden gjithashtu në raport./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like