NJU JORK – Kina: Palestina të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-së

by admin
Spread the love

NJU JORK, 18 prill /ATSH-ANSA/ – Kina mbështet Palestinën për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Wang, në konferencën diplomatike të Pekinit, deklaroi gjithashtu se “konflikti izraelito-palestinez ka rezultuar në një fatkeqësi humanitare”.

”Një armëpushim pa kushte dhe mekanizëm ndihmës humanitar duhet të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi ai.

”Situata atje është serioze dhe kërkon shpërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës”, deklaroi Wang Yi./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like