NJU JORK – Hoxha: Ukraina po reziston, Rusia po zhytet në baltë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 17 mars /ATSH- Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha mori pjesë në konferencën e Këshillit të Sigurimit të mbajtur sot në Nju Jork lidhur me situatën humanitare në Ukrainë.

“Tre javë pas agresionit të paprovokuar, të pajustifikuar, të paligjshëm dhe vdekjeprurës të Rusisë dhe faktet e tmerrshme nuk janë më befasuese, pothuajse deri në detaje: viktima masive civile, varre masive, shkatërrim i gjerë i infrastrukturës civile, shtëpi të rrënuara, shkolla dhe spitale, jete të hedhura në erë nga bombardimet; ëndrrat e fëmijëve të djegura në tym”, tha Hoxha.

“Nuk ka nevojë të përshkruhet kjo situatë shkatërruese. Megjithatë, ajo që sapo dëgjuam nga përfaqësuesit e lartë të OKB-së, jo nga e ashtuquajtura histeria e Perëndimit, është tronditëse dhe përkon me raportet tronditëse të mediave mbi tmerret e luftës dhe mjerimin e shkaktuar ndaj ukrainasve, pa asnjë arsye.

Ndoshta thjesht do të kujtoj fjalët përmbledhëse të sekretarit të Përgjithshëm kur ai tha dy ditë më parë se “Ukraina është nën sulm dhe po shkatërrohet”. Merre me mend nga kush!

Mbi 3 milionë refugjatë, në vetëm 3 javë, më shumë se e gjithë popullsia e vendit tim; rreth 2 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, rreth 12 milionë njerëz të prekur në zonat më të goditura nga lufta.

UNICEF ka evidentuar se, që nga fillimi i luftës, i detyruar nga ky agresion brutal, çdo sekondë një fëmijë kalon kufirin e Ukrainës.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikt, nënsekretarja e Përgjithshme Pramila Patten paralajmëroi se abuzimi, rreziqet për dhunën seksuale me bazë gjinore, si dhe trafikimi vazhdojnë të rriten mes zhvendosjes në shkallë të gjerë.

Disa thirrje për korridoret humanitare për evakuimin e civilëve u shpërfillën.

Shumë njerëz mbeten të bllokuar në zonat e konfliktit dhe, me shërbimet thelbësore të ndërprera, nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre bazë, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet. Qindra mijëra njërëz që kanë mbetur, thjesht nuk kanë ku të shkojnë. Mund të vriten edhe për radhë për bukë, siç ndodhi.

Kjo është fytyra e zemëruar dhe e vërtetë e agresionit rus.

Drejtori i OBSH-së konfirmoi se ka pasur 43 sulme ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor, infrastrukturës dhe punëtorëve të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit. Për fat të keq, ekzistojnë gati një duzinë konfliktesh në botë sot. Nga 89 sulme ndaj sistemeve shëndetësore në mbarë botën këtë vit deri më tani, 43 kanë qenë në Ukrainë. Prandaj, sulmi ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor dhe punëtorëve po bëhet një taktikë lufte në Ukrainë.

Asgjë nuk po kursehet. Fillimisht ishte materniteti në Maripuol. Pastaj një xhami. Dje rusët bombarduan Teatrin e Dramës në Moriupol, një strehë për afro një mijë qytetarë që nuk mundën të largoheshin nga qyteti.

Pavarësisht kësaj tabloje rraskapitëse, lajmi kryesor është se Ukraina po reziston; Ukraina në fitore dhe Rusia është zhytur thellë në baltë: moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht.

Ukraina shënoi dje fitoren e saj të parë ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë!

Gjykata, kujdestari i së drejtës ndërkombëtare, vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet ruse se Ukraina po kryente gjenocid në Luhansk dhe Donetsk.

Gjykata bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të çdo lloj operacioni ushtarak nga Rusia dhe subjektet, organizatat ose personat nën kontrollin e saj.

Pyetja është: A do ta respektojë Rusia urdhrin e Gjykatës apo do të shkëputet dhe anulohet plotësisht nga ligji ndërkombëtar?

Përtej shtatlartësisë njerëzore, infrastrukturës dhe shkatërrimeve të qëllimshme të banesave dhe krizës humanitare në shkallë të gjerë, ekziston një krizë tjetër e madhe: ndikimi ekonomik i agresionit:

UNDP- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim paralajmëroi se çdo ditë paqeje e vonuar do të përshpejtojë rritjen e varfërisë në Ukrainë.

Raporti i UNDP-së i publikuar dje tregon se deri në 90 për qind e popullsisë së Ukrainës mund të përballet me varfërinë dhe cenueshmërinë ekstreme ekonomike nëse lufta thellohet.

Në rastin e një lufte të vazhdueshme dhe të zgjatur në Ukrainë, pothuajse një e treta e popullsisë do të bjerë nën kufirin e varfërisë dhe një tjetër 62 për qind do të jetë në rrezik ekstrem për të rënë në varfëri brenda dymbëdhjetë muajve të ardhshëm.

18 vjet arritje socio-ekonomike mund të humbasin. Kjo do ta kthente vendin dhe rajonin me dekada prapa, duke lënë plagë të thella socio- ekonomike për brezat që do të vijnë.

Kush do të besonte një fjalë të vetme nga Rusia për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm- SDG, për Axhendën 2030, sepse këto ndikime të tmerrshme nuk do të ndjehen vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën.

Rusia ka propozuar një tekst me ilustrime për një rezolutë humanitare. Eshte gabim; më keq akoma… është një tallje. Rusia nuk mund të godasë e para dhe pastaj të vijë e maskuar si doktor! Mënyra e vetme për të “minimizuar pasojat humanitare për Popullsinë e Ukrainës” është që Rusia të ndalojë luftën e saj, të tërheqë trupat e saj dhe të shkojë në shtëpi.

Askush nuk duhet të ngatërrohet nga një tekst vetëm pse quhet humanitar, kur qëllimi i vetëm është të mbulojë luftën”, përfundoi Hoxha. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like