Njihuni me serinë e re të smartphone-ve nga Apple, iPhone 15

by admin
Spread the love

Prej disa muajsh po prisnim eventin e ditës së sotme nga Apple për t’u njohur me produktet më të reja që kjo kompani ofron në treg, veçanërisht për serinë e re të iPhone-ve. Më poshtë do të bëjmë një përmbledhje të shërbimeve më të reja që do të ofrohen në këto smartphone.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus

Lajmi kryesor: përdorimi më në fund i portës USB-C, një ndryshim që pritej prej vitesh por erdhi vetëm këtë vit falë rregullave të reja të vendosura nga BE. Krahasuar me versionet e gjeneratës së kaluar, iPhone 14 dhe 14 Plus, gjenerata e re vjen me dizajnin e ri pa notch por me Dynamic Island.

iPhone 15 vjen me një ekran OLED Super Retina 6.1”, që suporton përmbajtjet Dolby Vision dhe ndriçim maksimal deri në 2,000 nits. Nga ana tjetër iPhone 15 Plus përdor të njejtën teknologji por ka një madhësi ekrani 6,7”.

Përveç këtyre përmirësimeve, një punë e madhe është bërë për të përmirësuar akoma më tej sistemin e kamerave. Sensori i kamerës kryesore tashmë është 48MP, jo më 12MP, dhe shoqërohet nga një sensor telephoto 12MP. Falë përmirësimeve të bëra në portrait mode, ju nuk do të keni më nevojën ta aktivizoni manualisht këtë modalitet. Sigurisht Apple ka ofruar përmirësime dhe në Night Mode, Live Photos dhe Action Mode.

Brenda këtyre smartphone-ve do të gjendet proçesori A16, i cili gjendej në versionet Pro të iPhone 14 vitin e kaluar. Apple premton “bateri që zgjat gjithë ditën” në këto smartphone, pasi tregon se përmasat janë rritur, megjithatë nuk tregohet saktësisht kjo rritje.

iPhone 15 dhe 15 Plus do të vijnë në ngjyrat: Pink, Yellow, Green, Blue dhe Black me çmimet 959€ (128gb) dhe 1.109€ (128gb) respektivisht, me porositë që nisin nga data 22 shtator.

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max

Siç kemi dëgjuar shpesh herë raportimet e kohëve të fundit, këto smartphone do të vijnë me një Action Button, trup titaniumi dhe Apple premton se këto janë “smartphone-t më të fuqishëm që ka krijuar ndonjëherë”.

A close-up of the Ceramic Shield front cover, thin borders, and contoured edges on iPhone 15 Pro.

Versioni Pro i këtij viti ka një ekran 6.1”, ndërsa Pro Max vjen me 6.7” Super Retina XDR me ProMotion. Që të dy këto smartphone fuqizohen nga proçesori i ri A17 Pro, i cili mund të arrijë një performancë të barabartë me PC high-end (siç tregon Apple).

Sigurisht që të dy smartphone-t vijnë me portën USB-C me shpejtësi transferimi të dhënash deri në 10Gbps. Për sa i përket dizajnit të jashtëm, ndryshimet nuk janë shumë të dukshme, por ndoshta mund të diferencohen paksa nga ngjyrat e reja White, Black, Blue dhe “ngjyrat natyrale”.

iPhone 15 Pro in black titanium, white titanium, blue titanium, and natural titanium finishes.

Action Button, i cili zëvëndëson çelësin e njoftimeve në krahun e majtë të iPhone-ve, është një buton i ri i cili mund të personalizohet për të kryer një funksion sipas dëshirës tuaj, qoftë ajo hapja e kameras, ndezja e flash, ose ndonjë shërbim tjetër.

Për sa i përket kamerave, Greg Joswiak, drejtuesi i marketingut në Apple, tha se këto janë kamerat më të mira që gjenden në një iPhone. Kamera kryesore 48MP do të shkrepë fotografi më të bukura në low-light mode, do të reflektojë më pak ndriçimin e rrugës si dhe do të përdorë sistemet AI për të shkrepur fotografi HEIF me rezolucion të plotë.

The iPhone 15 and iPhone 15 Plus get a host of camera upgrades. (Image: Apple)

Ju mundet gjithashtu të ndryshoni focal length në 24mm, 28mm dhe 35mm në kameran kryesore. Të pranishme janë gjithashtu dhe kamera ultrawide 12MP si dhe telephoto 5x 12MP me lente 120mm. Përdoruesit do të jenë në gjendje të regjistrojnë video 4K60 ProRes si dhe “Spatial videos” për Vision Pro (që do të vijë vitin tjetër), duke përdorur 2 kamera.

iPhone 15 Pro do të vijë me hapësirë ruajtëse 128GB në versionin bazë dhe do të kushtojë €1.239€, ndërsa iPhone 15 Pro Max do të kushtojë €1.489, por versioni bazë do të ketë 256GB hapësirë ruajtëse.

You may also like