Njihet si Sara e Ledrit, a bezdiset Sara Hoxha nga kjo gjë?

by admin
Spread the love

Sara Hoxha pas eksperiencës së saj në “Dancing With The Stars” ku edhe triumfoi është bërë më aktive në intervista. Ndonëse ka fituar një popullaritet të madh sidomos në rrjetet sociale, ajo sërish etiketohet si Sara e Ledrit.

Po a e bezdis kjo atë? Per këtë edhe shumë të tjera në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin, Sara ka folur në “Pardon My French”.

 

Sara e Ledrit, Sara e DWTS apo Sara Hoxha?

Unë nuk e kam problem fare. Unë fundja Sara e Ledrit jam dhe shyqyr që jam.

A është qejf?

Normal që është, sa goca do të donin të ishin në vendin tim. Unë nuk kam qenë fare një njeri publik kur jam njohur me Ledrin dhe tani më njohin njerëzit prej Ledrit dhe unë këtë gjë nuk e hedh dot poshtë sepse është e vërteta. Unë jam edhe tek “Dancing Ëith The Star” sepse jam njohur nga Ledri dhe jo se unë jam një këngëtare e mirë apo aktore.

Si nisi gjithçka me Ledrin?

E gjitha nisi shumë gradualisht, me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruajta unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit grup edhe unë thjesht i dërgoca foton, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht. Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Unë nuk e dija që ai do të më mbante mend dhe ka qenë backstage pak si më poshtë dhe unë bëja xhiro për tek tualeti për ta parë që a do të më shohi, a do më njohi dhe kur ai më thirri “Sara, Sara” bëra njëherë sikur nuk e dëgjova sepse nuk isha e sigurt që a ishte e vërtetë apo më bënë veshët dhe pastaj herën e dytë e kuptova që po më njeh.

Shumë e vështirë në fillim, për të dyja palët por nejse. Ndoshta për shkak të largësisë? Largësia por që takoheshim shumë rrallë dhe nuk kemi qenë të dy në gjendje.

You may also like