Njeriu që kërkon të rrëzojë Erdoganin: Kush është Kemal Kilicdaroglu!

by admin
Spread the love

Pas përpjekjeve të zgjatura në kohë, opozita turke më në fund duket se arriti ta gjejë kandidatin e përbashkët me të cilin shpreson të sfidojë presidentin e Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjet e 14 majit.

Ai është kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu, një njeri shquar për ndershmëri dhe besueshmëri–cilësi këto që nuk merren si të mirëqena në politikë, veçanërisht në Turqi.

Kilicdaroglu është dalluar për luftën kundër korrusionit. Falë punës shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve, thuhet se ai ka fituar aftësinë për të gjetur një gjilpërë në një grumbull kashte: “Në një dhomë plot me dosje qeveritare, Kilicdaroglu mund të gjejë të gjitha parregullsitë dhe korrupsionin menjëherë”, thotë një anëtar i CHP për DW dhe shton: “Të qëndrosh i sinqertë për këtë nuk është vetëm një virtyt, është një detyrë e nevojshme.”

I diplomuar për ekonomi dhe financa në Ankara, karrierën e filloi më 1971 si këshilltar në Ministrinë e Financave të Turqisë. Ai gradualisht u ngrit në administratën turke dhe në vitin 1992 u bë drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore (SSK). Në vitin 1994 u shpall “Nepunësi i Vitit” nga një revistë financiare.

Në vitin 1999 doli në pension.Hyrja e tij e parë në parlamentin turk erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2002, në të cilat presidenti aktual Erdogan erdhi në pushtet. Ekspozimi i tij mediatik u rrit ndjeshëm kur publikoi disa prova për korrupsionin në vend. Në famën e tij kontribuoi edhe lufta verbale me disa deputetë nga radhët e partisë konservatore islamike AKP të Erdoganit.

Në vitin 2009 ai kandidoi për kryetar bashkie të Stambollit, por humbi përballë kandidatit të AKP-së. Kilicdaroglu, që shpreson të të bëhet presidenti i 13-të i Republikës Turke, njihet ndryshe si njëriu që nuk zemërohet kurrë, e pikërisht qetësia që ai shfaq i ka sjellë edhe nofkat publike “Gandhi-Kemal”, për shkak edhe të ngjashmërisë së tij në pamje dhe stil me Mahatma Gandhin.


Top Channel

You may also like