Një vendim i fundit i drejtësisë malazeze mbi “Mbretin i kriptomonedhave” – Shqip

by admin
Spread the love

Mali i Zi do të ekstradojë në Korenë e Jugut shtetasin koreano-jugor Do Kwon, i njohur si “Mbreti i kriptomonedhave”, vendosi Gjykata e Lartë në Podgoricë, sipas vendimit jo-përfundimtar, raportojnë mediat e Podgoricës.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Marija Rakoviç, ka thënë për agjencinë MINA se “ekstradimi i Do Kwon në Korenë e Jugut është lejuar me procedurë të shkurtuar dhe kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është refuzuar si e pabazuar”.

Vendimi nuk është përfundimtar, sepse ka të drejtë ankese, shtoi Rakoviç.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në Podgoricë pranoi ankesën e avokatit dhe anuloi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë për ekstradimin e Do Kwon në SHBA.

Shtetet e Bashkuara po e akuzojnë Kwon-in për krime të shumta

Sipas një njoftimi të mëparshëm nga Gjykata e Lartë, Do Kwon kërkohet nga Koreja e Jugut për krimin e tregtisë së padrejtë, mashtrimit dhe shkeljes së ofertës publike.

Gjykata e Qarkut e SHBA për Distriktin Jugor të New York-ut e akuzon Do Kwon për krime të shumta, duke përfshirë komplot për të kryer mashtrime të letrave me vlerë dhe manipulim të çmimeve të letrave me vlerë.

Do Kwon dhe një bashkëpunëtor i tij u arrestuan në mars të vitit të kaluar në aeroportin e Podgoricës në përpjekje për t’u larguar nga Mali i Zi me dokumente të falsifikuara. /tesheshi.com/

You may also like