Një tjetër mesfushor del në skenë për Milanin, nisin kontaktet me klubin gjerman

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Milanit janë vënë prej kohësh në lëvizje për të afruar një mesfushor qendre në ekip. Largimi i Franck Kessie ka lënë hapësira në repartin e mesfushës dhe Maldini e Massara po punojnë për të gjetur një zënvedësues së tij.

Së fundmi ka dalë në skenë emri i mesfushorit Aster Vrancks. I lindur në vitin 2002, Vrancks luan në Bundesliga me Wolfsburg. Drejtuesit e Milanit kanë nisur kontaktet me klubin gjerman për të parë mundësinë e këtij transferimi.

Dështira e kuqezinjve për momentin është që të marrim mesfushorin belg në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Maldini kërkon ta vendosë shumën e blerjes në rast se mesfushori bind, rreth 10-12 milionë euro. /oversport.tv

Foto: VfL Wolfsburg, Facebook

You may also like