Një talent brazilian për Milanin, Maldini dërgon ofertën zyrtare – Shqip

by admin
Spread the love

Milani po punon për përforcimin e ekipit në merkaton e janarit. Trajneri Pioli dëshiron përforcime në krahun e djathtë të sulmit, aty ku Milani vuan vitet e fundit. Ziyech është emri i parë në listën e Maldinit por gjithashtu o punohet edhe për alternativat.

Drejtori ka piketuar një 18-vjeçar brazilian i cili mund të shërbejë jo vtëm për të tashmen por edhe për të vitet në vazhdim, një politik që Milani ka vendosur të ndjekë tashmë. Angelo Gabriel i Santos është synimi i Maldinit dhe Massara, i cili përlqehet edhe nga Napoli.

Sipas L’Equipe , kuqezinjtë kanë paraqitur tashmë një ofertë prej 15 milionë eurosh, përfshirë bonuse, për një nga talentet më interesantë të Brazilit. Në orët e fundit, klubet po negociojnë për të gjetur një marrëveshje, e cila megjithatë ende nuk është arritur, por pista braziliane për klubin AC Milan është shumë e nxehtë.

You may also like