Një sipërmarrës si Luisi – Revista Who

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 

Ka pak vende në Tiranë ku mund të shkosh mbi disa herë dhe sërish të mos e kuptosh se kush është pronari. Kjo mbase edhe për faktin që ndër vite kemi dashur gjithmonë të dijmë se kush është njeriu tek i cili po drekojmë apo darkojmë. Një formë e vjetër e traditave të vendeve të vogla nga të cilat po shkëputemi.

Në fakt tek restoranti modest por shumë i rafinuar ”Mado”, Luisin e gjen shpesh. Ai është në përgjithësi në telefon, ose duke mbaruar ndonjë punë që lidhet me mbarëvajtjen e biznesit.

Biznese si ky, pra që ofrojne Sushi, si në shumë vende të botës mund të gjesh shumë tashmë edhe në Tiranë. Sikurse edhe vetë Luis Hoxha na tregoi sushi në vetvete nuk është risia, por risia është cilësia e tij. Ndërsa bisedon me këtë sipërmarrës kupton se qëllimet e tij kane qenë të qarta që nga momenti kur vendosi të investojë në këtë sektor të kulinarisë. Cilësia e produktit duhet të jetë maksimale.

Por Shqipëria si një treg i cili është në zhvillim e sipër ka ende shumë përpara edhe kur vjen puna tek ofrimi i një produkti i cili është ende i ri për ne si sushi. Por, fakt është se duke punuar me përkushtim dhe duke trajnuar stafin herë pas herë vendi yt në këtë treg mund të të bëjë shumë të dallueshëm nga të tjerët, na tregon Luis Hoxha.

Luis Hoxha prej vitit 2017-të qëndron konsistent në këtë angazhim të tij duke u përpjekur që të ecë me ritmin e kohës. Kryesisht njerëzit që ndërtojnë një biznes mbi pasionet e tyre rezultojnë të suksesshëm. Kjo është mbase edhe nje arsye e fortë që e mban këtë sipërmarrës çdo ditë me të njëjtin përkushtim në punë./revistawho.com

You may also like