Një pjesë e Komunës së Karposhit dhe Gjorçe Petrovit pa energji elektrike

by admin
Spread the love

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes, sot pa energjie lektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të komunave Karposh dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Vllae”, “France Preshern”, “Aco Shopov” dhe “Dragutin Avramovski – Gute” në Komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike  do të mbesin konsumatorët e ndërtesës nr. 107 në bulevardin “Partizanski Odredi” në Komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Shar Planina” në Komunën e Gjorçe Petrovit.

MARKETING




You may also like