Një picë në Cyrih kushton 500 franga zvicerane

by admin
Spread the love

Në restorantin e tij Napulé në Meilen, Raffaele Tromiro ofron pica të reja luksoze. Gazetarja zvicerane e “20 Minuten” e ka provuar picën e përgatitur me tartuf të bardhë dhe me peta të arit. “Vërtetë është një picë të cilën unë asnjëherë nuk e kam shijuar. Po ndjehem si një princeshë”, ka pohuar gazetarja.

Nga ana tjetër, pronari Raffaele Tromiro ka deklaruar: “Këtë picë luksoze unë e kam përgatitur për mysafirët e mi. Mysafiri është mbret. Po që se nuk dëshiron ananas në picë, te ne ai merr gjithçka. Pica ime e prefruar është Margherita. Në vendin e dytë tani radhitet pica ime e artë”, transmeton portali Shtegu.

“Për mua ishte vërtetë një picë e mrekullueshme, por për 500 franga nuk do ta kisha provuar. Megjithatë, ishte një përjetim vërtetë special”, ka përfunduar gazetarja zvicerane.

You may also like