Një person shkeli Kuranin në Stokholm! Protestuesit sulmojnë ambasadën e Suedisë në Bagdad

by admin
Spread the love

Tensionet u ndezën sërish mes Irakut dhe Suedisë për shkak të një proteste në Stokholm, në të cilën një burrë goditi me këmbë Kuranin, disa javë pasi dogji faqet e librit të shenjtë të Islamit, duke shkaktuar zemërim të gjerë.

Lajmet se autoritetet suedeze do të lejonin që protesta të vazhdonte për arsye të fjalës së lirë bëri që qindra irakianë të sulmojnë dhe djegin ambasadën suedeze në Bagdad.

Qeveria e Irakut e dënoi sulmin, e kryer nga 37-vjeçari Salwan Momika, por si kundërpërgjigje të demonstratës në Suedi dëboi ambasadorin e saj.

Në fund, refugjati irakian që jetonte në Suedi, nuk dogji faqet e librit të shenjtë siç bëri muajin e kaluar jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit.

Lajmet paraprake për protestën e planifikuar në Stokholm kishin nxitur qindra persona të mblidheshin në ambasadën e saj në Bagdad, të njëjtin veprim që bënë edhe në sulmin e qershorit ku faqet e Kuranit u dogjën.

Mes protestuesve dhe policisë pati përplasje të forta, ndërsa kryeministri i Irakut thirri në një takim urgjent dhe dënoi ashpër sulmin, që vuri në pranga 20 persona.

Nga ana tjetër qeveria e Sudanit paralajmëroi më parë Suedinë që të mos lejojë që protesta e dytë e Kuranit të vazhdojë, ndryshe do të ndërpresin çdo marrëdhënie diplomatike.

Policia suedeze arsyetoi se leja për protestën ishte dhënë në përputhje me lirinë e demonstratës dhe ligjit për fjalën e lirë.


Top Channel

You may also like