Një milion euro është vlera e drogës së sekuestruar sot në Zveçan

by admin
Spread the love

Shef i Njësitit Antidrogë në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në Zveçan, ku është gjetur një laborator për prodhimin e drogës.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se pas hetimit njëmujor kanë arritur të realizojnë operacionin, në të cilin katër persona u arrestuan, tre të komunitetit serb dhe një shqiptar.

“Mosha e të arrestuarve ishte nga 23 deri në 56 vjeç. Në momentin e arrestimin ata ishin duke e bërë kultivimin e bimës kanabis sativa, prej së cilës prodhohet hashashi. Hetuesit i kanë arrestuar të dyshuarit në vend të ngjarjes, në flagrancë. Kultivimi ishte dukë u bërë në një shtëpi dykatëshe, ku kanë qenë të improvizuar laboratorët për prodhimin e kësaj bime”, ka thënë Murseli.

Murseli ka shtuar së të dyshuarit kishin tentuar t’i iknin arrestimit. Mes tjerash, ai pohoi se aksioni kishte shkuar mirë.

Policia ka qenë e mirorganizuar. Policia ka konfiskuar 1,530 bimë në proces të kultivimit dhe ka arritur të konfiskojë 15 kilogramë marihuanë që kanë qenë të gatshme për treg. Do të mbetemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha grupeve kriminale”, ka thënë Murseli.

“Vështirësitë janë më të theksuara në veri, por kemi bashkëpunim me qytetarët dhe mekanizmat tjerë të sigurisë. Kemi arritur deri në zonat e thella në pjesën veriore. Gjatë punës ka pasur mbështetje edhe nga drejtoria rajonale në veri. 1 milion euro është vlera e tregut e narkotikëve të konfiskuar”.

You may also like