Një makth pa fund te Juventusi, “thyhet” edhe Alkaraz

by admin
Spread the love

Te Juventusi fjala emergjencë tashmë nuk ka vend, pasi më e duhura është një… makth! Ajo që po ndodh në Torino, pas një muaji në të cilin grumbulluan vetëm 5 pikë në 5 ndeshje nuk duket gjëja më e keqe, sepse dëmtimet tashmë janë në rend të ditës dhe në pritje të sfidës me Atalantën, të dielën në orën 18:00, Masimiliano Alegri duket se e ka formacionin e detyruar.

Ai që i shtohet mungesave të Dushan Vlahoviçit të skualifikuar, por mbi të gjitha të Adrien Rabiosë dhe Ueston MeKenit është Karlos Alkaraz. Kjo ishte një goditje shumë e fortë për sa i përket repartit të mesfushës, i cili tashmë duket totalisht i zbuluar. Atalanta është nga ato skuadra që të detyron të jesh jo vetëm me kapacitet të plotë lojtarësh, por edhe në formë maksimale, por ndërkohë Juventusi rrezikon që të bëjë një tjetër figurë të keqe, duke marrë parasysh gjendjen psikologjike aspak pozitive dhe këtë mori mungesash që çdo ditë që afron me ndeshjen, shtohen.

Mesfushori argjentinas ka pësuar një tërheqje në muskujt e pasëm të kofshës dhe ideja është ajo e një qëndrimi prej 1 muaji jashtë fushave të lojës. Gjithsesi, për të mos përhapur më shumë panik seç duhet, klubi i Juventusi ka njoftuar se lojtari do t’i nënshtrohet testeve të radhës pas 10-15 ditësh, për të kuptuar sesi ka evoluar riaftësimi. Ky dëmtim i radhës bën që në mesfushë, duke mos harruar edhe Pogbanë e Faxholin të skualifikuar për doping e baste, në dispozicion, të jenë vetëm Lokateli dhe dy të rinjtë, Mireti e Kavilia, pa harruar anësorët Kostiç e Ueah.

asdsdasaddsadasasd

Dhe ndoshta tani po që trajneri bardhezi do të jetë i detyruar që të ndryshojë skemë në 4-3-3, ose 3-4-3. Kjo do të thotë se me shumë mundësi, ndaj Atalantës kapiteni Danilo do të spostohet nga mbrojtja në mesfushë, ndërsa në sulm Jildiz e Kieza do të kenë përkrah një mes Kenit e Milikut.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

You may also like