Një luftë me NATO-n? Kremlini: Evropianët janë gjithmonë në kërkim të një armiku të jashtëm

by admin
Spread the love

Alarmet e oficerëve të ndryshëm të lartë evropianë për një luftë të ardhshme me Rusinë janë për faktin se “evropianët priren gjithmonë të kërkojnë një armik të jashtëm në kohë të vështira dhe për ta, natyrisht, ne jemi armiku i jashtëm më i vjetër”.

Kështu tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Pas deklaratave të ngjashme të zyrtarëve të NATO-s, ishte shefi i Shtabit të Britanisë, Patrick Sanders, i cili deklaroi ditwn e djeshme se bashkëqytetarët e tij “mund të thirren” për të luftuar kundër Rusisë në një të ardhme jo shumë të largët.

Sipas Peskov, cituar nga agjencia Interfax, vendet evropiane kanë nevojë për një armik të jashtëm për të “shkëputur vëmendjen e qytetarëve” nga problemet ekonomike me të cilat po përballen.

Sa i përket stërvitjes së nisur ditët e fundit nga NATO me pjesëmarrjen e 90 mijë ushtarëve, më e madhja që nga Lufta e Ftohtë, Peskov tha se synon të frikësojë Rusinë. “Kjo tregon – shtoi zëdhënësi – se Rusia kishte të drejtë kur, edhe para fillimit të operacionit special ushtarak (në Ukrainë), Presidenti Putin foli për shqetësimet tona të thella për sigurinë tonë gjatë procesit zvarritës për të sjellë infrastrukturën e NATO-s pranë kufijve tanë. “.


Top Channel

You may also like