Një grua nga Hani i Elezit ka raportuar të enjten në polici se është rrahur nga burri dhe djali i saj.
Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
>
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, bashkëshorti dhe djalit i tyre, meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.