Një goditje grave të mbuluara, tërhiqet Belgjika – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet belge kanë ndryshuar një dispozitë të diskutueshme të ligjit që ndalonte gratë e mbuluara të hynin në gjykatat e vendit.

Qendra për Barazi (UNIA), me seli në Belgjikë, tha se shfuqizimi i dispozitës ligjore të kontestuar u krye pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës lëshoi një paralajmërim.

Një padi para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër dispozitës ligjore diskriminuese belge u ngrit në vitin 2018, pasi një grua me hixhab nuk u lejua të hynte në sallën e gjyqit.

Gjykata Evropiane në Strasburg miratoi me shpejtësi një vendim që dënon dhe urdhëron ndryshimin e dispozitës ligjore që diskriminon njerëzit në bazë të identitetit fetar.

Ministria belge e Drejtësisë nuk e shfuqizoi dispozitën e kontestuar në atë kohë, por vetëm informoi gjykatat e saj për vendimin e Gjykatës Evropiane.

UNIA më pas i dërgoi një notë Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe i kërkoi organit të nxiste Brukselin që të zbatonte vendimin e Gjykatës Evropiane. /tesheshi.com/

You may also like