Një fans i Luizit nga Amerika, u ka premtuar një shtëpi sapo të dalin

by admin
Spread the love

Një fans nga Amerika është apasionuar aq shumë pas çiftit Luiz-Kiara sa ka vendosur që tu blejë shtëpi sapo ata të dalin nga Big Brother.

Këtë e bëri të ditur tezja e Kiarës, e ftuar në “Ftesë në 5”, së bashku me shoqen e ngushtë të banores. Të pyetura nga moderatorja Bieta Sulo për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha:

“Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”. Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur.

Gjithashtu, tezja e Kiara Titos tha se mbesa e saj e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.

Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

You may also like