Një emër i ri për stolin e Liverpool, “Të Kuqtë” vihen pas “tulipanit” holandez

by admin
Spread the love

Disa muaj më parë, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp deklaroi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit, në krye të, “Të Kuqve” dhe menjëherë bordi i këtyre të fundit iu fut punës, për të gjetur një emër, i cili do të vazhdonte të mbante skuadrën, mes më të mirave të botës, me teknikun gjerman, që riktheu në këtë rank “gjigantët” e Anglisë, me ardhjen e tij.

I preferuari i bordi ishte tekniku i Sporting Lisbon, Ruben Amorim, mirëpo, “luzitani”, i cili ka fituar me “gjigantët” e Liga NOS, 1 herë kampionatit, 2 herë Kupën e Portugalisë dhe një herë Superkupën, teksa këtë sezon është shumë pranë titullit të dytë kampion, i refuzoi “Të Kuqtë”, duke bërë këta të fundit, të kërkonin për një emër tjetër.

Drejtuesit anglezë po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një tjetër alternativë dhe së fundmi, flitet për Arne Slot të Feyenoord, me “tulipanin” 45-vjeçar, i cili aktualisht konsiderohet si një nga trajnerët më me perspektivë në Holandë duke i dhuruar Feyenoord vitin e kaluar titullin kampion ndërsa këtë sezon, Kupën e Holandës, pa llogaritur këtu finalen e Conference League, çerekfinalen e Europa League sezonin e shkuar, si dhe rikthimin në grupet e Champions League, këtë sezon, ku dhuruan spektakël me performancat e tyre.

Arne Slot, ishte në fokusin e klubeve të Premier League verën e shkuar teksa Chelsea dhe Tottenham e shqyrtuan si mundësi firmën me të, por në fund nuk u arrit marrëveshje, megjithatë, këtë verë mund të jetë momenti i duhur që Arne Slot të marrë drejtimin e Liverpool dhe të provojë aftësitë e tij në një nga kampionatet më elitare të Europës. /i.m /abcnews.al

You may also like