Një ditë para 17 Shkurtit, Leonora Jakupi paralajmëron “bombë për inati të Serbisë”

by admin
Spread the love

Pasi lansoi këngën “Komandant”, këngë e cila është bërë rivale edhe nëpër mediat e Serbisë, Leonora Jakupi ka bërë edhe një paralajmërim të radhës.

Ajo dje reagoi pasi mediat serbe e konsideruan këtë këngë “skandal” e ku ua ktheu duke thënë se për të nuk ishte kështu.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që përmbante një portal.

Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja së fundi në InstaStory. “Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ishte reagimi i Leonorës.

E në orët e natës Leonora ka bërë edhe një paralajmërim në Instagram.

“Edhe nje 💣per inati t’serbisë 17:00 🔥”,ka shkruar ajo.


You may also like