“Një ditë e gjysëm”, trilleri i ri në Netflix i cili bazohet në historinë e vërtetë të një shqiptari që rremben gruan dhe vajzën e tij

by admin
Spread the love

“Një ditë e gjysëm“ i kthen ngjarjet e vërteta në një thriller 90 minutësh, duke kulmuar në një fund emocional.

Filmi i ri suedez i Netflix flet për një burrë të armatosur të quajtur Artan, i cili futet me forcë në një qendër lokale të kujdesit shëndetësor për të folur me gruan e tij Louise dhe për të gjetur vendndodhjen e vajzës së tyre të vogël Cassandra, kujdestarinë e së cilës ai e humbi pasi u akuzua për agresion. I dëshpëruar, ai rrëmben Louise së bashku me Lukas, një polic lokal që mbërriti në vendngjarje për të negociuar me të, duke u përpjekur të blejë kohë derisa të shfaqej Task Forca Kombëtare.

Me regji dhe skenar të përbashkët nga aktori i Çernobilit, Fares Fares, i cili gjithashtu luan Lukas, historia e “Një dite e gjysëm” shpaloset kryesisht brenda një makine, ndërsa mësojmë të vërtetën për personazhet dhe keqkuptimet e shumta që i kishin çuar në këtë moment.

A bazohet një ditë e gjysmë në një histori të vërtetë?

Në fillim të “Një ditë e gjysëm” ne lexuam se filmi ka qenë “i frymëzuar nga ngjarje të vërteta“. Megjithatë, nuk ka shumë informacione për këtë ngjarje të vërtetë. Në numrin e fundit gusht-shtator të Vogue Scandinavia, aktori dhe regjisori Fares Fares zbuloi se frymëzimi për filmin erdhi nga një artikull që ai lexoi në 2008.

Bëhej fjalë për një burrë që hyri në zyrën e një mjeku me një pistoletë dhe u përpoq të detyronte ish-gruan e tij t’i tregonte se ku e kishte fëmijën e tyre. Dhe policia erdhi dhe mirë…,” shpjegoi ai. “Ishin vetëm disa rreshta, shumë të shkurtër, por pashë një histori dashurie”.

Meqenëse historia nuk ishte shumë e madhe në lajme, të paktën ndërkombëtarisht, nuk ka shumë informacion se si u zhvillua situata reale, apo si përfundoi ajo. Ajo që ne dimë është që “Një ditë e gjysëm” dukte të jetë tërësisht një histori e trilluar, edhe nëse frymëzimi origjinal ka ardhur nga realiteti.

You may also like