Një burrë dhe një grua rrëzohen nga ndërtesa në Shkup, burri vdes në vend ngjarje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur ndërsa një vajzë me lëndime të rënda është dërguar menjëherë në spital. Që të dy, sipas informacioneve janë rrëzuar nga një ndërtesë në Qendër të Shkupit.
Nga policia kanë thënë se ende rastin nuk e kanë kualifikuar as si tentim për vrasje të dyfishtë e as si vrasje.
Ata thonë se dilema duhet të zbardhet, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore të vajzës e cila do të tregojë se çfarë ka ndodhur.
Një pjesë e medieve në gjuhën maqedonase kanë raportuar së bëhet fjalë për çift.
“Më 12.02.2023 në orën 12.57 në SPB Shkup është denoncuar se para ndërtesës në bulevardin “Kliment Ohri” janë gjetur të rrëzuar F.M (47) dhe K.G (39) që të dy nga Shkupi. Mjek i Ndihmës së Shpejtë tek F.M ka konstatuar vdekjen, ndërsa K.G me lëndime të rënda është dërguar në spital. Është kryer hetim dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, kanë njoftuar nga MPB, transmeton SHENJA.


You may also like