Një asteroid do të kalojë shumë pranë Tokës orët e ardhshme

by admin
Spread the love

Një asteroid pritet të kalojë shumë pranë Tokës gjatë orëve të ardhshme, me një largësi prej 3.600 kilometrash.

Shkencëtarët në agjencinë amerikane të hapësirës NASA njoftuan se orbita e “2023 BU” rreth Diellit, do të modifikohet nga takimi i tij me Tokën.
Vëzhgimet e asterodit, me madhësi sa një minibus, kanë sjellë orientimet në lidhje me zonën më të afërt që pritet të kalojë, dhe ajo është maja jugore e Amerikës së Jugut.

“Përpara se të takonte Tokën, orbita e asteroidit rreth Diellit ishte afërsisht rrethore, duke përafruar orbitën e Tokës. Pas takimit të tij, orbita e asteroidit do të jetë më e zgjatur, duke e zhvendosur atë në gjysmë të rrugës midis orbitave të Tokës dhe Marsit në pikën e tij më të largët nga Dielli. Më pas asteroidi do të përfundojë një orbitë çdo 425 ditë”, tha agjencia në një deklaratë.

Duke qenë se zona është e mbushur me satelitë të telekomunikacioinit,sipas astronomëve mund të ekzistojë një risk shumë i vogël që të goditen nga asteroidi.

Nëse ku asteroid do të ishte në një përplasjeje të drejtpërdrejtë, do kishte vështirësi të bënte shumë dëme, pasi masa shkëmbore shpërbëhet në atmosferë.


Top Channel

You may also like