Një 6 vjeçar i dërgoi futbollistit të preferuar 26£ me një shënim, tifozët bëjnë gjestin e bukur

by admin
Spread the love

Tifozët e futbollit kanë mbledhur 4000 £ për një 6-vjeçar, i cili i dërgoi një shënim të ndjerë dhe 26£ lojtarit të tij të preferuar.

Joe, një tifoz i futbollistit Harry McKirdy që luan me ekipin Swindon Town, i dërgoi atij një letër ku e përgëzonte për lojën dhe me trishtim shkruante se mamaja e tij nuk kishte pasur mundësi ta çonte në stadium që të shikonte ndeshjen.

Në letrën në fjalë thuhej: “Mamaja nuk ka para të më sjellë në ndeshjet e Sëindon sepse nuk i mjaftojnë paratë për ushqim dhe duhet të paguajë për darkën time në shkollë. Më pëlqen Swindon Town Harry McKirdy. Do të vij një ditë ta shoh. Joe 6 ½ vjeç.”FUTBOLLISTI HARRY MCKIRDY

Futbollisti më pas ndau letrën në rrjetet sociale me shpresën për të gjetur Joe, pasi donin ta kontaktonin, por nuk kishin adresë kthimi. Pati një reagim të menjëhershëm nga komuniteti i futbollit, në më pak se 24 orë, më shumë se 350 tifozë të klubeve si Liverpool dhe Manchester City, dhuruan deri në 50 £ secili në një faqe për mbledhjen e fondeve me dëshirën e mirë që vogëlushi të kishte mundësi të shikonte skuadrën e preferuar në ndeshjen e ardhshme.

Dhurues në këtë mbledhje fondesh pati edhe nga SHBA.

Faqja e mbledhjes së fondeve u krijua nga Mark Bevan me titull: “Swindon Town FC është kontaktuar nga një djalë i ri i quajtur Joe, i cili fatkeqësisht nuk ka privilegjet që të ndjekë ndeshjet e futbollit! Këtu bashkohet futbolli.”

You may also like