Nisin rinovimet, Vllaznia “blindon” sulmuesin e talentuar

by admin
Spread the love

Vllaznia mendon për të ardhmen dhe menjëherë ka nënshkruar kontratën e re me sulmuesin Mehdi Çoba, të cilin e kërkoi me ngulm në janar Teuta e Durrësit.

Drejtuesit kuqeblu i kanë bërë një ofertë sulmuesit, i cili e ka pranuar dhe ka nënshkruar për tre vite. “Ekipi i Vllaznisë është i fokusuar maksimalisht për t’i arritur objektivat e këtij sezoni.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Hapi i parë i rëndësishëm që është zyrtarizuar ditën e sotme ka qenë rinovimi i kontratës me sulmuesin Mehdi Çoba.

Duke e konsideruar atë një element të së ardhshëm, bëjmë me dije se me këtë futbollist është firmosur një kontratë trevjeçare. Suksese Mehdi Çoba me fanellën kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë. / oversport.tv

You may also like