Nis zyrtarisht eksperienca e Michael Carrick si trajner, merr drejtimin e klubit anglez

by admin
Spread the love

Ish- mesfushori i Manchester United dhe fituesi i Champions League do të nis zyrtarisht si trajner me punë të plotë. Bëhet fjalë për Michael Carrick i cili është bërë zyrtarisht trajner i skuadrës së Middlesbrough.

Kjo është hera e parë që Michael merr përsipër të jetë trajner i një ekipi me kohë të plotë pasi më parë në vitin 2021, Carrick mori drejtimin e United pas shkarkimit të Solskjaer. Ish-mesfushori anglez, drejtoi për 3 ndeshje “Djajtë e kuq” si trajner provizor.

41-vjeçari pas pensionimit nga futbolli, kaloi si ndihmës trajner te Manchester United. Carrick e mbajti këtë rol te skuadra e Manchester United gjatë viteve 2018-2021. /oversport.tv

Foto: Middlesbrough FC, Facebook

You may also like