Nis votimi në 6 bashkitë e vendit, Grupi i Rithemelimit zgjedh sot kandidatët për 6 marsin

by admin
Spread the love

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka zyrtarizuar dje emrat që do të marrin pjesë në primaret që do të zhvillohen për 6 bashkitë pa kryetarë.

Sot, baza materiale ka mbërritur në vendet e përcaktuara nga grupi i Berishës dhe do të votohet për kandidatin më të preferuar.

Votimi ishte lajmëruar të niste në orën 08.00, por ka pasur një shtyrje prej disa minutash dhe situata deri tani është e qetë.

Në Shkodër është numri më i madh i kandidatëve, gjashtë, ndërsa Durrësi dhe Vora kanë numrin më të vogël të kandidatëve, vetëm nga dy.

Në listë nuk mungojnë as ish-deputetë si Bardh Spahia apo Irma Kopliku.
Kandidatët që garojnë në Primare për secilën bashki

 

1.Behar Baudin Dema, ekonomist
2.Dafina Bajrarn Muda, psikologe
3.Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS

1.Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
2.Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJE

1.Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2.Elton llir Bano, jurist- avokat
3.Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
4.lndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË

1.Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2.Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3.Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4.Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori-gjeografi
5.Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR

1.Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2.Arben Xhavid Maliqi, jurist
3.Astrit Myfid Bushati, Jurist
4.Bardh Ali Spahia, Mjek
5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist
6.Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË

1.Luan Gani Beta, Inxhinier
2.Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

You may also like