Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

by admin
Spread the love

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin e ilaçit specifik tek pacientët me një lloj kanceri të mushkërive.

Terapia “V940” i përket një sërë trajtimesh të përshtatura, në varësi të pacientëve për të gjeneruar qelizat “T”, të cilat shërbejnë si përgjigje imunitare e trupit ndaj mutacionit të tumorit.

“Rekrutimi i pacientëve të parë që do t’i nënshtrohen terapisë eksperimentale ka filluar në mbarë botën”, thanë kompanitë.

Kompanitë farmaceutike që po merren me këto trajtime u mbyllën në korrik. Gjatë atij muaji u finalizuan fazat e fundit të trajtimit, të pacientëve me melanoma, formën më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës.


Top Channel

You may also like