Nis protesta te inceneratori i Tiranës, vijon grumbullimi

by admin
Spread the love

Ndonëse orari zyrtar është shënuar, protesta e Partisë së Lirisë nuk ka nisur ende.

Sipas informacioneve, raportohet se vijon grumbullimi i protestuesve dhe përfaqësuesve politikë. Ende nuk ka mbërritur kryetari i PL-së, Ilir Meta.

Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, pasi Meta mori drejtimin e saj. Në vendin ku po zhvillohet protesta, pranë inceneratorit të Tiranës organizatorët kanë vendosur pankarta ku ilustrohen denoncimet që janë bërë lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në protestën e sotme do të ketë fjalime të ndryshme, mes tyre edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Si Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.

You may also like