Nis “misioni” Superiore për Skënderbeun, korçarët rinovojnë kontratën e trajnerit

by admin
Spread the love

Zgjati vetëm një vit “makthi” i Skënderbeut në Kategorinë e Parë me korçarët që nisur nga sezoni i ardhshëm do të jenë sërish pjesë e elitës shqiptare.

Bardhekuqtë kanë nisur përgatitjet për të qenë gati për garën e ashpër të Abissnet Superiore teksa hapi i parë për presidentin Ardian Takaj nisi nga konfirmimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic.

44-vjeçari e mori drejtimin e juglindorëve në nëntor të vitit 2022 dhe e udhëhoqi me sukses drejt suksesit skuadrën dhe tashmë me rinovimin e kontratës, klubi i beson edhe misionin “Superiore”.

Kujtojmë se Gvozdenovic e njeh mirë Skënderbeun dhe ambientin shqiptar pasi në të kaluarën është aktivizuar me Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin. /Supersport

 


Top Channel

You may also like