Nis dhe ndërpritet rreptë gjykimi i katër për Donjeta Pajazitajn (VIDEO

by admin
Spread the love

Ka dështuar për herë të dytë mbajtja e shqyrtimit fillestar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, që kur ky rast ka nisur të gjykohet për herë të katërt.

Ky proces po zhvillohet sërish në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kthyer në rigjykim pasi në qershor 2021, Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Mbrojtësi kryesor i të akuzuarit Naser Pajazitaj, Gëzim Kollçaku është ankuar në krye të seancës për vendin ku po zhvillohet gjykimi, duke kërkuar një trup të ri gjykues dhe gjykatë të re e cila do të merret me shqyrtimin e këtij rasti.

Ankesa e palës mbrojtëse i është dërguar përmes postës kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe deri sa të ketë një vendim për këtë çështje, seanca u ndërpre.

Pas vendimit të trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, familja e të ndjerës Donjeta Pajazitaj kanë shprehur revoltën e tyre duke e lëshuar sallën e gjykimit me shumë zhurmë.

Naser Pajazitaj ishte gjykuar edhe tre herë të tjera për vrasjen që dyshohet se e kreu në bjeshkët e Strellcit në Deçan. Njëherë në Ferizaj dhe dy herë të tjera në Gjykatën Themelore në Pejë.

You may also like