Nis bisedimet me Bayern, Inter i interesuar jo vetëm për Sommer

by admin
Spread the love

Inter dhe Bayern Munich kanë nisur negociatat për transferimin portierit Yann Sommer drejt Milanos.

Megjithatë mediet italiane bëjnë me dije se Sommer nuk ka qenë i vetmi emër që është diskutuar nga palët në fjalë.

Inter është i interesuar edhe për mesfushorin holandez, Ryan Gravenberch, me këtë të fundit që pati shumë pak hapësira te bavarezët sezonin e fundit dhe klubit mund ta lërë të largohet në formë huazimi.

“Zikaltërit” nga ana e tyre janë në kërkim të një mesfushori për të kompletuar repartin dhe Gravenberch duket se ka profilin e duhur./ Shqip


Top Channel

You may also like