Nikollovski: Qeveria hesht në lidhje me informacionet e mia rreth marrëveshjes për Korridorin 8 dhe 10d

by admin
Spread the love




Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se Qeveria për dy ditë radhazi hesht në lidhje me informacionet e fundit rreth marrëveshjes për autostradat e që kanë të bëjnë me punëtorët e huaj që do të angazhohen dhe puna e të huajve pa leje pune dhe leje banimi.

“Për këtë arsye sot publikoj dy dokumente që sipas informatorëve që na dorëzuan janë pjesë e marrëveshjes për ndërtimin e autostradës. Bëhet fjalë për Planin 11 nga marrëveshja që ka të bëjë me numrin e punëtorëve dhe planin për punë. Aty definohet se sa punëtorë do të punojnë në ndërtimin e autostradës dhe sa prej tyre do të jenë nga jasht”, shprehet Nikolloski.


You may also like