Nikollovski: Do të publikojmë çdo ditë “bomba” se si janë bërë keqpërdorime nga LSDM-BDI në komunat që kanë udhëhequr

by admin
Spread the love




Aleksandar Nikollovski në emisionin debativ në TV SHENJA tha se do të dorëzojnë materiale për keqpërdorimet që janë bërë në komunat nga dyshja LSDM-BDI.

Ai tha se sot kanë filluar me publikimin e “bombave” për komunën e Butelit, ku është bërë keqpërdorime lidhur me ndriçimin.

Sipas tij, pas publikimit të njëjtat do të dërgohen deri tek institucionet tjera për të hetuar rastet deri në fund.

“Rreth 200 mijë euro janë shpenzuar më shumë dhe besojmë se ato para kanë përfunduar në xhepat e dikujt”, tha Nikollovski.

Ai tha se kjo do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe gati për çdo ditë.


You may also like