Ngjarje të bujshme shokojnë Shqipërinë, Alfred Lela kthehet në poet, ja për ҫfarë bëhet fjalë

by admin
Spread the love

Pas fjalimit të Edi Ramës, që tronditi mbarë Evropën, në Shqipëri erdhën menjëherë brenda ditës së sotme, dy ngjarje të jashtëzakonshme, po kaq tronditëse.

Alfred Lela kthyer në poet, ku ka derdhur disa vargje për doktorin tonë të ndritur, Sali Berishën. Vjersha ka ngjyra madhështore, të ngjashme me ato të autorëve të antikitetit grek.

Kjo vjershë hedh poshtë si të pavlerë edhe librin monumental të Fahri Balliut, “Berisha përmes Kasandrave”.

Ngjarja e dytë ka të bëjë me ekipin e kalçetos “Prestige”, që deri më sot ka mundur të gjithë ekipet e tjera kombëtare dhe botërore, kryesisht me emra biznesesh, me mbi 10 gola diferencë.

Nënvizojmë, që 2/3 e këtyre golave gjithmonë i shënon futbollisti i mirënjohur, Fatmir Hysenbelliu, pronar edhe i resortit “Prestige” edhe i ekipit “Prestige”.

PS. Duke qenë se na mungojnë të gjitha aftësitë, për ti përshkruar këto dy ngjarje thellësisht të pandodhshme, po i publikojmë më poshtë bio, pra fiks ashtu siç kanë ndodhur dhe ju të nderuar lexues, mund ti gjykoni vetë!

POEZIA E ALFRED LELËS
Silueta e Doktorit
Shfaqet silueta e Doktorit;
E bëjnë të mundur koha dhe vendet.
Duke udhëtuar me një salmon
Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.
Është spikamë apo krismë,
Plis malësorësh apo nyj Kanuni?
Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:
E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,
Me dy gishtat çërçillianë,
Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:
“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,
Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?
E mbushur me penelata përthyerjesh dardane
Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n’ballë.
Silueta e Doktorit na bën me hije.
Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.
Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret’ Lir.
Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.

You may also like