Ngacmoi seksualisht punonjëset, pezullohet pët dy vjet ish-sulmuesi i njohur holandez

by admin
Spread the love

Gjykata Sportive e Holandës mori vendimin këtë të enjte për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) Marc Overmars nga çdo rol në futboll.

Në zanafillë të vendimit është sjellja e holandezit, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaxi.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”, ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.

Holandezi dha dorëheqjen në shkurt 2022 nga Ajaxi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antwerpin, në Belgjikë.

Ish-sulmuesi holandez ka fituar Championsin me  Ajaxin gati tri dekada më park, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonë. Overmars kishte qenë drejtor sportiv në klubin e Amsterdamit për një dekadë kur dha dorëheqjen.


Top Channel

You may also like