Nga xhirimet e filmit për konfliktin Palestinë-Izrael, aktori niset në luftën e vërtetë: Kjo nuk është një skenë filmi, kjo është jeta reale

by admin
Spread the love

Një film mund të bazohet në një ngjarje të vërtetë por që filmi të bëhet vetë ngjarja, kjo i ka ndodhur aktorit Tsahi Halevi i cili është protagonist i një filmi serial në Netflix që tregon historinë e konfliktit izraelito- palestinez.

Faqja zyrtare e serialit “Fauda”, i cili tregon historinë e konfliktit izraelito-palestinez në Netflix (krijuar nga Avi Issacharoff dhe Lior Raz) ka publikuar një video me aktorin izraelit Tsahi Halevi, ku ai lajmëron fansat e tij se po i bashkohet luftës.

Jeta ndonjëherë duket sikur e imiton artin.

“Siç e shihni, sot jam veshur ndryshe”, thotë aktori. “Kjo nuk është një skenë nga “Fauda, kjo është jeta reale. Ushtria jonë na thirri mëngjesin e së shtunës pasi filluan ngjarjet në jug të Izraelit dhe dua t’ju them se krahas sulmeve të frikshme, ku u vranë miqtë dhe të dashurit tanë, morali ynë mbetet i lartë”, nis kështu fjalimi i aktorit i cili është nisur për t’iu bashkuar forcave izraelite.


Top Channel

You may also like