Nga rinovimi i Skriniar te afrimet e merkatos, do të jetë një javë vendimtare tek Interi

by admin
Spread the love

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për Interin për sa i përket merkatos së janarit dhe rinovimit të mbrojtësit Milan Skriniar. Drejtuesit e Interit kërkojnë të mbyllin gjithçka brenda Krishtlindjes për rinovimin e mbrojtësit sllovak dhe kanë caktuar një takim me agjentin e tij, Roberto Sitici.

Aktualisht oferta e zikaltërve është 6 milionë euro në sezon, por nga pala tjetër ka kërkesa më të larta. Në ndjekje të situatës qëndron edhe PSG që i ka ofruar mbrojtësit sllovak plot 9 milionë euro në sezon.

Një tjetër tratativë që tek Interi kërkojnë ta mbyllin sa më parë është edhe afrimi i një sulmuesi. Marotta dhe Ausilio janë në diskutim me sulmuesin francez Marcus Thuram i cili pëlqehet gjithashtu edhe nga Bayerni. Kontrata e Thuram skadon në fundin e sezonit dhe Interi mund ta afrojë me parametër zero, por konkurrenca nga gjiganti gjerman është shumë e fortë. /oversport.tv

You may also like