Nga racizmi te përmbysja, rrëfehet Pioli: Treguam karakter të madh, injorantët duhet të qëndrojnë në shtëpi

by admin
Spread the love

Trajneri i Milanit, Stafano Pioli u shfaq i lumtur për triumfin që skuadra e tij arriti me përmbysje ndaj Udinezes.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kuqezi, foli edhe për situatën e shëmtuar që ndodhi me portierin Menja, teksa komentoi racizmin e tifozëve të Udinezes duke u shprehur:  

RAZICMI- Jam i zhgënjyer. Mund të them se jam krenar që stërvit dikë si Majk. Injorantët duhet të qëndrojnë në shtëpi. 

FITORJA- Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar edhe disa gola, më pas nga hiçi pësuam dy gola dhe u bë më e vështirë. Por kur vazhdoni ta besoni, mund të arrini rezultate të rëndësishme. Bëmë mirë që fituam në fund, treguam karakter të madh. 

VAZHDIMËSIA- Nuk po mendojmë për prill-maj, po mendojmë për Bolonjën tani. Juve dhe Inter po udhëtojnë me ritëm të lartë, ne duhet të mendojmë për veten dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e radhës dhe të përpiqemi ta fitojmë atë. 

RAFAEL LEAO- Nuk mendoj se rritja taktike, teknike dhe mendore ka përfunduar. Ai është bërë një lojtar më asociativ, duke bërë më shumë pasime dhe asistime. 

Ndoshta tani bëjmë më pak kundërsulme dhe ka më pak hapësira për të, i cili po mëson të luajë ndryshe. Ai humbi golin, por e mira e skuadrës është e para. Sukseset individuale vijnë si pasojë. 

DUELET DIREKT- Në ndeshjet e drejtpërdrejta ne luajtëm më pak mirë dhe humbëm disa pikë. Në katër ndeshjet pas pushimit të dytë humbëm pikë, tani po rritemi dhe këto fitore po na japin besim. Ne duam të përmirësojmë rezultatin e vitit të kaluar dhe të bëjmë diçka më shumë. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like