nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë – Shqip

by admin
Spread the love

Në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, të cilat konfirmojnë pjesëmarrjen e Milan Radojiçiç në krye të një komandoje serbe që vrau policin Afrim Bunjaku mesnatën duke u gdhirë e diela, ka një detaj që nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Aty, në oborrin e Manastirit të Banjskës, numri dy i Listës Serbe komunikon me dikë në radio, ku informohet se mbi ta është një dron që po i vëzhgon. Radojiçiç e të tjerë me të ngrejnë kokat për të parë mjetin përgjues, pas së cilit vijon një veprim nga të gjithë: mbulojnë fytyrën dhe futen brenda godinës ku janë stacionuar.

Pra, deri në atë moment ata janë fytyrëzbuluar dhe informacioni që i vjen në radio kapos së tyre bën që të vënë kapele për të mos u dalluar nga droni që i vëzhgon dhe i regjistron.

Pyetja që ngrihet: kush e informon famëkeqin serb në radio mbi syrin fluturues të Policisë së Kosovës mbi ta? /tesheshi.com/

You may also like