Nga klani Duka tek Reçi, konfliktet e Ervis Martinajt e bëjnë të vështirë hetimin

by admin
Spread the love

Një seri ngjarjesh dhe konfliktesh në të cilat prej vitesh ka qenë i përfshirë grupi i drejtuar nga Ervis Martinaj, duket se e bëjnë edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes së kushëririt të tij të parë Brilant Martinaj pasditen e kësaj të diele.

Duket se policia ende nuk ka ngritur një pistë lidhur me ngjarjen, ndërsa në fshatin Nikël kanë nisur të merren në pyetje persona që mund të kenë dijeni.

Ndërsa kujtojmë se Brilant Martinaj ndjek në fakt vrasjet që ju bëhen njerëzve pranë Ervis Martinajt më e fundit ajo e Erigers Mihasit në Dhjetor të vitit të shkuar në zonën e Astirit, e më herët ajo e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019, një tjetër njeri i besuar i tij.

Nisur nga kjo logjikë, e këtyre vrasjeve të njëpasnjëshme, gjatë një lidhje në News 24, gazetarja Klodiana Lala tha se për policinë do të jetë e vështirë kufizimi në një pistë, duke kujtuar konfliktet më të forta të Martianjt: Ai  me familjen Reçi, ku Brilant Martinaj u dyshua për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi dhe konflikti me klanin Duka me 8 persona të shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.

Nisur nga kjo logjikë, dyshimet e forta janë se shënjestër e sulmit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj, ndërkohë që të paktën deri në këto momente konfirmohet se Diklen Vata ka qenë vetëm turproja e tij.

Kujtojmë gjithashtu se edhe vetë Ervis Martinaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar pas një urdhri të SPAK, bazuar në dëshminë e  Nuredin Dumanit që pohonte se Martianj i kishte porositur vrasjen e Indrit Dokles./Opinion.al

 

 

 

 

 

You may also like