Nga Kejn, te miku i tij Son. Ja 10 goleadorët e “mallkuar” që nuk kanë fituar kurrë kampionatin

by admin
Spread the love

Kalimi i Herri Kejn nga Totenhem me destinacion Bajern Mynih u pa si “treni” i fundit që sulmuesi 30-vjeçar të fitonte qoftë edhe një trofe të vetëm, aty ku suksesi në Premier Ligë mbeti në tentativë. Nisur nga ky episod, “Sport.de” na zbulon me 10 goleadorët që kanë arritur të finalizojnë mbi 100 gola vetëm në liga, por pa ia dalë të varin në qafë medaljen e kampionit.

BOMBERAT-Herri Kejn kryeson listën e kategorisë së shënuesve pa kampionat. Futbollisti me numrin “9” në “Allianz Arena” është inkuadruar me 3 klube në liga të ndryshme, specifikisht Noruiç dhe Totenhem në Premier Ligë, ndërsa së fundmi po inkuadrohet me Bajernin në Bundesligë. Me shumë gjasa edhe etapa aktuale do mbyllet me dështim, pasi diferenca me Bajer Leverkusen në 8 pikë nuk jep shpresa. Kryeshënuesi anglez numëron në harkun e 342 ndeshjeve 238 gola në liga.

Antonio Di Natale është një tjetër emër i shquar, ndonëse fati i keq e “dënoi” të mbetej thatë në spektrin e trofeve me Udinezen. Visen Beni Jeder ka djerësitur fanellën e Seviljas, Tuluzës dhe Monakos, por trofeu i La Ligës dhe Ligë 1 ka marrë kornizën e “ëndrrës në sirtar”.

Më tej lista vijon me Ariz Aduriz, ikona e Atletik Bilbao. Heung-min Son nuk i shpëton kategorisë në fjalë, “bashkëvuajtës” me Kejnin te “gjelat” londinezë. Shtefan Kiesling, Vedad Ibisheviç, Domeniko Berardi, Entoni Modest dhe Dimitri Paje mbyllin top 10-shen e finalizuesve “të mallkuar”.

sadsdasdaddsadsasda

PANORAMASPORT.AL

You may also like