Nga Kejn te Bellingam, njihuni me yjet më të paguar të Anglisë

by admin
Spread the love

Yjet e Anglisë janë grumbulluar për pushimin e fundit ndërkombëtar përpara turneut të kësaj vere “Euro 2024”.

Skuadra e Garet Sauthgejtit është një nga favoritët për të fituar trofeun në Gjermani në korrik, me një skuadër plot talent. Por bashkë me futbollistët e shkëlqyer vijnë edhe pagat stratosferike për shumicën e skuadrës së Anglisë, që fiton një mal me para nga klubet e tyre. “SunSport” hedh një vështrim për disa prej lojtarëve më të paguar të “tre luanëve”, të cilët pas testit me Brazilin të shtunën në “Uembli”, sot do të presin kombëtaren e Belgjikës në të njëjtin stadium.

Duke nisur nga porta deri në sulm, parada e rrogave nis nga numri 1, Xhordan Pikford. Gardiani i Evertonit i ka treguar gjithnjë vlerat e tij mes shtyllave në “Goodison Park”, dhe nuk e ka zhgënjyer kurrë Anglinë. “Muri” i ishullorëve paguhet me 125 mijë paund në javë, një rrogë modeste duke e krahasuar me atë që fitojnë yjet e tjerë që luajnë në ekstremin tjetër. Futbollisti më i paguar aktualisht tek Anglia është kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares, Herri Kejn. Ish-sulmuesi i Totenhemit, i cili në verë u transferua te Bajerni i Mynihut paguhet me një rrogë prej më shumë se 410 mijë paundësh në javë në Mynih, duke pasur një diferencë më të madhe nga ndjekësit e tjerë. Nga autori i 37 golave dhe 12 asisteve në 35 ndeshjet e tij për Bajernin këtë sezon, nuk pritej një rrogë tjetër. Menjëherë pas tij renditet Xhud Bellingam.

Talenti i Realit të Madridit, jo vetëm që është shndërruar në një lojtar me shumë peshë që në këtë moshë, por është edhe një nga futbollistët më të paguar të Anglisë. Bellingam përfiton një rrogë prej 340 mijë paundësh në javë në “Bernabeu”. Lojtari i tretë më i paguar është Markus Rashford, një tjetër yll po fiton para të mëdha për kontributin e tij në nivel klubi. Si një i diplomuar në akademinë e Mançester Junajtid, i cili e ka konsoliduar veten në një ikonë në “Old Trafford”, Rashford raportohet se ka një kontratë me vlerë 300.000 paund në javë.

FHGCJH

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

You may also like