Nga Kantona te Bejli, ja si kanë ndryshuar rrogat në Premier Ligë. Anglia një minierë ari, lojtarët më të paguar çdo vit

by admin
Spread the love

Premier Liga është jo vetëm kampionati më i fortë dhe i bukur në botë, por ndoshta edhe më i pasuri. Lojtarë që fitojnë miliona paund rroga të cilat rriten nga viti në vit. “The Mirror” ka zbuluar listën e rrogave më të larta të Premier Ligës që prej riformatimit të kampionatit në vitin 1992, ndërsa i pari në këtë listë nuk është Kristiano Ronaldo, ndonëse portugezi ishte pranë fronit si përfituesi më i madh i kampionatit.

Ai lihet pas nga ish-shoku i skuadrës te Reali, Garet Bejl. Të dy lojtarët bënë rikthime të papritura në Angli në sezonet 2020-21 dhe 2021-22. Rikthimi i Ronaldos te Mançester Junajtid në vitin 2021 e pa atë të fitonte 480.000 paund në javë deri në largimin e tij dramatik në nëntor të vitit të kaluar. Por edhe pse këto rroga e bënë atë lojtarin më të paguar në kampionat dy sezone më parë, ato nuk ishin më të larta se fitimet e Bejlit në sezonin e mëpërparshëm. Uellsiani fitoi një 560.000 paund në javë gjatë huazimit të tij te Totenhemi. Megjithatë, pjesa më e madhe e rrogës së tij është paguar nga klubi i Realit të Madridit.

Por me dy lojtarët që nuk janë më pjesë e Premier Ligës, futbollisti më i paguar, si për sezonin e kaluar ashtu edhe për sezonin aktual, është Kevin de Bryjne. Mesfushori i Mançester Sitit fiton rreth 400.000 paund në javë si pjesë e kontratës katërvjeçare që nënshkroi në 2021. Fitimet e belgut janë 40 herë më shumë se ato të Xhon Barnsit në sezonin e parë të ekzistencës së Premier Ligës. Liverpuli i pagoi yllit të skuadrës një rrogë javore 10 mijë paund gjatë sezonit 1992-93, me sulmuesin anësor që fitoi rreth 520 mijë paund në vit në kulmin e tij. Katër vjet më vonë, Fabricio Ravaneli fitonte 42 mijë paund në javë gjatë sezonit të tij të vetëm te Midëllsbrou.

Disa kontrata të majme në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 e panë Roi Kinin që të mbante statusin e lojtarit më të paguar për katër sezone, ndërsa rrogat e kapitenit të Mançester Junajtidit shkuan nga 52 mijë në 94 mijë paund në javë. Stiven Xherrard më vonë e çoi shifrën në 100 mijë paund në 2005, pasi nënshkroi një marrëveshje të re në “Anfield Road” mes interesimit të Çelsit. Transferimi i Karlos Tevezit te Mançester Siti në vitin 2010 e pa sulmuesin argjentinas të fitonte 250 mijë paund në javë duke e kryesuar listën e lojtarit më të paguar deri në vitin 2013.

Pas kalimit të “Apashit” tek Juventusi, Uejn Runi e zëvendësoi atë në krye të listës me kontratën më të madhe të karrierës së tij. Mançester Junajtidi e pagoi ish-kapitenin e Anglisë 300 mijë paund në javë gjatë katër viteve të tij të fundit në “Old Trafford”. “Djajtë e kuq” e pasuan atë duke paguar sulmuesin kilian Aleksis Sançez dhe portierin spanjoll David de Gean 350 dhe 375 mijë paund në javë, respektivisht gjatë tre sezoneve të ardhshme, përpara se të rikthehej Bejli te Totenhemi.

PAGAT

PANORAMASPORT.AL

You may also like