Nga Juve dhe Milan deri tek Interi, Hamsik zbulon ofertat që kishte me Napolin

by admin
Spread the love

Përmes një interviste në Tuttosport, ish-mesfushori i Napolit, Marek Hamsik u rikthyer edhe njehërë të flasë për periudhën e tij te Napoli. Ai komentoi të gjitha lajmet që fliteshin për një largim të tij të mundshëm nga Napoli dhe ofertat që ka pasur nga klubet e tjera.

“Më kërkoi Allegri në 2011 me Milanin? E vërtetë. A më donte edhe kur shkoi te Juventusi? E konfirmoj edhe këtë. Dhe tani mund të them me krenari se vlerësimi nga një trajner kaq i madh më ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme.

Nuk fola kurrë drejtpërdrejtë me të, por mendoj se më konsideronte një lojtar të denjë për të luajtur me të dhe se isha i lumtur për këtë gjë.

Mazzarri dhe Morratti më kërkonin tek Interi? Nuk mund ta mohoj as këtë gjë. Megjithatë, unë kurrë nuk kam menduar të largohesha nga Napoli, nuk do të shkoja kurrë të luaja për një skuadër tjetër italiane. Nuk do të kisha pasur sukese dhe nuk e bëra kurrë”. /oversport.tv

Foto: Trabzonspor, Facebook

You may also like