Nga Fratezi te Jilldëz, 8 gabimet e VAR-it të konfirmuara nga arbitrat

by admin
Spread the love

Xhanluka Roki, disenjatori i arbitrave italianë, ngriti zërin në mbrojtje të xhaketave të zeza gjatë një konference të nxehtë për shtyp ku u shfaqën edhe gabimet VAR të njohura zyrtarisht nga “AIA” (Shoqata Italiane e Arbitrave).

Janë tetë gjithsej: ndër këto, veçohet penalltia e munguar për faullin e Iling ndaj Ndoje në Juventus-Bolonja, të kuqtë e munguar për Berardin dhe Malinovskin në Sasuolo-Juventus dhe në Xhenoa-Juventus dhe konfirmimi i golave të Arnautoviçit dhe Fratezit në Xhenoa-Inter dhe Inter-Verona.

JUVE-BOLONJA DHE KONTAKTI ILING-NDOJE – Java e dytë e kampionatit, Juve-Bolonja përfundon 1-1 por ka protesta të kuqebluve për kontaktin në zonën bardhezi mes Ndoje dhe Iling që arbitri Di Belo nuk e konsideroi një penallti. Në VAR ishte Forno me Naska në VAR. Por sipas “AIA”-s, ishte një faull që meritonte penalltinë.

MONZA-LEÇE DHE I KUQI I BASKIROTOS – Java e katërt e kampionatit, Monza-Leçe përfundon 1-1 me puliezët që ankohen për përjashtimin e Baskirotos në minutën e 55-të për një faull ndaj Kolombos. Arbitri Marineli shkon në VAR por konfirmon vendimin. Por sipas “AIA”-s ai nuk duhej të përjashtonte mbrojtësin. Sarri ishte në VAR, Irrati si asistent i VAR.

SASUOLO-JUVE DHE I VERDHI I BERARDIT – Java e pestë e kampionatit. Sasuolo-Juventus përfundon 4-2 me polemika për bardhezinjtë për shkak të kartonit të verdhë për Berardin për ndërhyrjen ndaj Bremerit. Arbitri Kolombo nuk shkon në VAR (që është Fabri, me Di Martino AVAR) që konfirmon vendimin: sipas “AIA”-s ishte një karton i kuq.

MONZA-BOLONJA DHE GOLI I ANULUAR FERGUSONIT – Java e gjashtë e kampionatit, Monza-Bolonja përfundon 0-0 me dy gola të anuluar për kuqeblutë, ndër të cilët ai i Fergusonit për shkak të një faulli të mëparshëm të Zirkze ndaj Kaldirolës, i cili është më i diskutueshëm. Anulon arbitri Pecuto, konfirmon Di Paolo në VAR (me Longo si AVAR). Sipas “AIA”-s, nuk kishte asnjë faull apo gol që duhej akorduar.

XHENOA-JUVENTUS DHE I KUQI I MALINOVSKIT – Java e 16-të e kampionatit, Xhenoa-Juventus përfundon 1-1, por bardhezinjtë ankohen për të kuqin e munguar ndaj Malinovskit për një faull ndaj Jilldëz. Arbitri Masa e ndëshkon me karton të verdhë Malinovskin, në VAR Fabri (me Abatistan në AVAR) konfirmon. Sipas “AIA”-s ai duhej të shihej sërish në monitor dhe përjashtohej.

XHENOA-INTER DHE GOLI I ARNAUTOVIÇIT – Java e 18-të e kampionatit, Xhenoa-Inter përfundoi 1-1 dhe goli i Arnautoviçit vjen në kujtesën e tifozëve kuqeblu për shkak të shtytjes së Bisek ndaj Strotman. Arbitri Doveri nuk e sheh kontaktin, Irrati në VAR (Miele në AVAR) nuk e thërret për ta shqyrtuar në monitor, ndërsa për “AIA”- n duhej të përdorej “Rishikimi në Fushë” për të anuluar golin.

INTER-VERONA DHE FAULLI I BASTONIT – Java e 19-të e kampionatit, Inter-Verona përfundon 2-1, por golit të Fratezit i paraprin kontakti Bastoni-Duda, i cili nuk shihet nga arbitri Fabri dhe nuk mohohet nga Naska në VAR. Në AVAR ishte Di Vuolo). Sipas “AIA”-s ai e meritoi rishikimin dhe anulimin për një faull të mbrojtësit zikaltër.

SASUOLO-FIORENTINA DHE GOLI I ANULUAR I THORSVED – Përfundon 1-0 ndeshja e javës së 19-të të kampionatit Sasuolo-Fiorentina dhe në qendër të vëmendjes ishte goli i anuluar nga Thorsvedt për shkak të pozicionit jashtë loje të Henrikes.

Arbitri Abiso e anuloi golin pas sugjerimit të Marinit në VAR (me Garilio në AVAR) për ta rishikuar atë në monitor: duhej vërtetuar sipas “AIA”-s, ose më saktë, sipas Rokit, duke marrë parasysh që ishte vetëm java e 19-të, ishte një “gabim më serioz krahasuar me rastin Bastoni-Duda”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like