Nga e hëna çdo qytetar mund të marr letërnjoftimin në SPB afër vendbanimit – Shqip

by admin
Spread the love

DOKUMENTET PERSONALE

Nga e Hëna fillon proces i ri për lëshimin e kartave të identitetit në ambientet e sektorëve të punëve të brendshme. Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme nga ku shtojnë se çdo qytetarë do të mund marrë letërnjoftimin në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës në stacionin e policisë të cilin e ka më afër vendbanimit ku jeton. Nga MPB, thonë se kjo mënyrë e re e dhënies së letërnjoftimeve është vendosur, pari mënyra e dërgesës së tyre në adresën e qytetarit ka dalë e pasuksesshme, e pakompletuar dhe jo efikase, pasi nuk e ka arritur efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen.

You may also like