Nga 1 korriku, Kylian Mbappe do të jetë lojtari më i paguar te Real Madrid

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe do të jetë lojtari më i paguar në skuadrën e Real Madrid-it.

Pasi “Marca” raportoi se palët kanë firmosur kontratën para dy javësh, me francezin që do të jetë pjesë e “Los Blancos” për pesë sezonet e ardhshme, së fundmi mësohet edhe sa do të fitojë sulmuesi i Paris Saint-Germain te madrilenët.

Sipas medieve spanjolle te Real-i, Mbappe do të paguhet një shifër midis 15 dhe 20 milionë euro neto në vit plus bonuse të lidhura me objektivat.

Në marrëveshjen e arritur në vitin 2022 mes dy palëve, e cila ishte në pritje të nënshkrimit të lojtarit, paga e tij ishte përcaktuar mesatarisht 26 milionë euro neto. Në dy sezonet e fundit te PSG-ja pas rinovimit, Mbappe u pagua 32 milionë euro neto (72 bruto).

Kësaj shume i duhet shtuar bonusi i nënshkrimit që lojtari do të marrë për kalimin te Real Madrid me parametra zero, si kompensim për mospagimin e tarifës së transferimit.

Në këtë pikë vlen të kujtojmë se në javën e fundit të gushtit 2021, kur lojtarit i kishte mbetur edhe një sezon në kontratë, Real Madridi bëri ofertën e parë për PSG-në prej 160 milionë euro dhe pak ditë më vonë një ofertë të dytë prej 180 milionësh, por klubi parisien nuk i mori fare në konsideratë ofertat e madrilenëve, çka ka sjellë si pasojë prishjen e marrëdhënieve mes tyre.

Në marrëveshjen përfundimtare mes Mbappe dhe “Los Blancos” për vitin 2022, ata ranë dakord për një bonus nënshkrimi prej 130 milionë euro, e cila gjithashtu u reduktua në 50 milionë euro.

Megjithatë përtej reduktimeve të këtyre shifrave, nga 1 korriku Kylian Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar te Real Madrid.


Top Channel

You may also like